18.9 C
Pec
E martë, 3 Tetor, 2023

Autobusi rozë nis qarkullimin në kryeqytet në mbështetje të fushatës vetëdijësuese ndaj kancerit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kryeqytet po qarkullon një autobus rozë, në mbështetje të fushatës vetëdijësuese ndaj kancerit.

Rama gjithashtu ka rikujtuar se mamografia mund të  bëhet pa pagesë në tri QMF.

“Autobusi i linjës 4 ngjyrë rozë, i Trafiku Urban Prishtinë, tashmë po qarkullon nëpër Kryeqytet. Kemi intensifikuar fushatën vetëdijësuese për sëmundjen e kancerit të gjirit, duke vendosur numrin e telefonit ku qytetarët mund të lënë termin për mamografi në qendrat tona të mjekësisë familjare”.

“Mamografinë mund ta bëni pa pagesë në tre QMF.  Ju lutem bashkohuni në këtë ngjarje të rëndësishme për shëndetin e grave”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...