20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 12 kompani me nga 100 mijë euro

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka prezantuar raportin “Të pabarabartë: Një tregim mbi Konkurrencën në Kosovë”.

Aty u bë e ditur se problem mbesin masat e papërmbushura për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Në anën tjetër, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës si institucion u bë e ditur se janë gjobitur 12 kompani me nga 100 mijë euro.  

Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, tha se kanë arrit t’i trajtojnë disa lëndë që të rritet funksioni i këtij institucioni. Sipas tij, 12 kompani janë gjobitur nga 100 mijë euro.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka qenë jo funksional ku kemi hasur çrregullime në tregje të ndryshme. Autoriteti është themeluar në 2008 dhe akoma jemi tu u ballafaquar në gjykata. Nga ajo datë 12 kompani janë gjobitur nga 100 mijë euro. Kemi arritur ti trajtojmë disa lëndë që kemi zgjidhur dhe kemi arritur ti  rrisim funksionet e Autoritetet të Konkurrencës. Fillimisht ligji i konkurrencës dhe të vihet me i rreptë, nëse ne i denjojmë ndonjë kompani ajo nuk paguan dënimin deri sa vendos gjykata, ju e dini qe gjyqet vazhdojnë më vite të tëra ndërsa me ndryshimin e ligjit kjo do të ndryshoje”, tha Pestreshi.

Agim Krasniqi, drejtor i departamentit për ndihmë shtetërore në Ministrinë e Financave, tha se vlerësimin e konkurrencës nuk e prishin vetëm ndërmarrjet, por edhe shteti.

 “Një vlerësim i rëndësishëm konkurrencën nuk e prishin vetëm ndërmarrjet por mund ta prishe edhe shteti me qasjen qe e ka ne raport me qasjen e saj ne ndërmarrjet. Ne e kemi pas një zyre e cila ka kaluar subvencionet falja e borxheve, rritja e kapitalit elemente qe i merr shtetit qe duhet ti ndihmoje shteti ndërmarrjet”, tha Krasniqi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...