5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Autostrada drejt Hanit të Elezit, lëshohet për qarkullim me 29 maj

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se më 29 maj do të lëshohet për qarkullim autostrada në drejtim të Hanit të Elezit.

Zëvendësministrit, Rexhep Kadriu, tha se janë në përfundim të raportit për mënyrën e pagesave, kur është pyetur rreth kësaj rruge në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Jemi në përfundim të raportit për mënyrën e pagesave. Më 29 maj do të vihet në qarkullim për qytetarët e Republikës së Kosovës,” është shprehur Kadriu.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrit të Financave, Bedri Hamza, rreth pagesave ndaj operatorëve, duke siguruar për fondet dhe i bënë thirrje institucioneve përkatëse mos të kenë vonesa, në mënyrë që mos të ketë më vonë telashe gjyqësore.

Edhe kryeministri Haradinaj kërkoi kujdesë në afatet e pagesave.“Kërkoj që në afat të rregullt të përmbyllet ky proces,” është shprehur Haradinaj.

Qeveria e Kosovës miratoi edhe kërkesën e Ministrinë e Infrastrukturës për të emëruar Valmir Hylenaj si zëvendësdrejtor për shërbime operative në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror me mandat pesë vjeçar.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...