5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, miratohen vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave për realizimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Për këtë ka njoftuar edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Në mbledhjen e 198-të të Qeverisë miratuam vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave për realizimin e Projektit:  Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë, Komuna e Gjilanit, për të vazhduar më tej me ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek kalimi kufitar në Dheun e Bardhë”, ka shkruar Aliu.

Lidhur me këtë projekt, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se po shkon drejt përfundimit.

Ka thënë se janë të vendosur që puna të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më parë.

“Autostrada Prishtinë-Gjilan po shkon drejt përfundimit. Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më pare”, ka shkruar Kurti në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...