27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

AUV-i bën thirrje që therja e kurbanëve të bëhet vetëm në thertore të licensuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që me rastin e festës së Kurban Bajramit, therjet e kurbaneve të bëhen vetëm në thertore të licensuara.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajramit’’ e cila festohet me datë 16 Qershor e diele, ju apelojmë që therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licensuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse përbën shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik”, thuhet në reagim.

“Tani që po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve që i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike”, thuhet tutje në reagimin e AUV-it.

AUV-i thotë se në transport të përdorin mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenie të kafshëve.

“Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Duhet secili ta ndjejmë si obligim që mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”, përfundon njoftimi./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...