18.6 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se vijat e kuqe nuk janë të mira në politike, kështu nënkuptuar se nuk ka vija të kuqe për PDK-në, pasi sipas tij, të gjitha janë parti shqiptare.

Por, Avdyli ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë për PDK-në, pasi së bashku me ta (Guxo-n) dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 50 për qind.

“Mendoj që nuk janë të mira vijat e kuqe në politik, prapë së prapë…”, ka thënë Avdyli, teksa ka theksuar se zgjedhjet është të mbahen në vjeshtë dhe jo dimrit.

Ai ka shtuar se Qeveria nuk duhet të dorëhiqet, pasi “nuk ka arsye” dhe në zgjedhje të parakohshme duhet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Sukseset e kësaj Qeverie dhe ministrave tonë në kuadër të Qeverisë janë të mëdha dhe veçanërisht në shtrirjen e sovranitetit dhe reformat e ndryshme sektoriale”, tha Avdyli.

Ai ka shtuar se koalicioni LVV-PDK do të ishte një “ri-start mendor i shumë njerëzve”, duke shtuar se mund ta kemi një çlirim politik.

Analisti Astrit Gashi duke e komentuar këtë deklaratë të deputetit Avdylit ka thënë “se nuk guxon të tregojë a ka apo s’ka vija të kuqe” derisa shtoi se “ai mund të bëhet në të ardhmen pjesëtar i PDK-së”.

“Rreziku më i madh është nëse LVV fiton 42-43%, e PDK e LDK të rriten 2-3% sa me ja legjitimua vetes qëndrimin ku janë duke thënë se ne jemi rritur. E unë i frikësohem shumë këtij skenari sepse do të kemi qeveri e opozitë të dobët”, tha Mehmetaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...