Në ora 13:00 në sallën e Asamblesë Komunale të Pejës, me Mbledhje Komemorative, u kujtua jeta dhe vepra e Aver Husajt-shef shumëvjeçar fillimisht i Sektorit për Rini e më pas për Kulturë në komunën e Pejës.
Komemoracioni i mbajtë me iniciativë të kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, e ku morën pjesë familjarë të të ndjerit, bashkëpunëtorë ndër vite e dekada si dhe koleg të punës.
Në ora 16:00 me ceremoni familjare e fetare, Aver Husajt iu dha lamtumira e fundit, në varrezat e qytetit në Pejë.
Aver Husaj mes tjerash u kujtua si Kryetar i Kuvendit të Komunës së Pejës, në kohën e Kushtetutes së Kaçanikut, i burgosur politik dhe veprimtar i Kombit.
Ndryshe, Aver Bajram Husaj nga fshati Shkrel i Rugoves, ka lindur më 12 qershor 1959 dhe ndërroi jetë sot, më 17 maj 2024, pasi lëngoi nga një sëmundje të rëndë, duke lënë pas familje të madhe, shoqëri të gjerë dhe kolegë e bashkëveprimtarë të shumtë.
Në periudhën e pas luftës e deri në momentet e fundit ishte shef i kulturës në Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport, nëKomunës së Pejës dhe njëkohësisht u mor me gazetari në si korrespodent i RTV 21 dhe i angazhuar në ‘Radio Peja’.
Me këtë rast, ngushëllime shprehë edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi./Njeshi&RADIO 1/