19.9 C
Pec
E enjte, 1 Qershor, 2023

Avioni aksidentohet para uljes në pistë, humbin jetën 68 persona

Të paktën 68 persona mësohet se humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi mëngjesin e së dielës në Nepal.

Sipas raportimeve ngamediat e huaja avioni me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, i kompanisë Yeti Airlines u përplas në tokë ndërsa përpiqej të ulej në aeroport.

Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.

Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Mjeti fluturues ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve, por pa mundur të bëjnë gjë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...