7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Avokati i akredituar i Speciales: Bastisjet e kundërligjshme, shkelin të drejtat e njeriut- shteti i Kosovës nuk bën të përfshihet

Zyra e Prokurorit të Specializuar po vazhdon bastisjet në pronat e këshilltarëve të dikurshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Të hënën e nisi me bastisjen e shtëpive të Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

Një ditë më pasë është bastisur shtëpia e Artan Behramit.

Ndërsa sot në mëngjes, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës.

Të gjithë këta ish-këshilltarë të presidentit Hashim Thaçi.

E të gjitha këto, avokati Skender Musa i konsideron të kundërligjshme.

Ai në një prononcim për media ka thënë që këto bastisje e kontrolle janë në kundërshtim me kodin e procedurës penale të Kosovës.

“Nëse këto bastisje bëhen për nevojat e këtij procesi gjyqësorë që ka filluar dhe janë duke u zhvilluar, janë në kundërshtim me kodin e procedurës penale të Republikës së Kosovës. Sepse me ngritjen e aktakuzës kanë përfunduar të gjitha hetimet. Tani rasti është duke u shqyrtuar, janë duke u shqyrtuar provat, marrja në pyetje e dëshmitarëve”, deklaroi ai.

Avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa tregon se në cilin rast nuk do të paraqiste ndonjë shkelje, bastisja.

“Mirëpo nëse këto bastisje e kontrolla ose sekuestrimi i përkohshëm i telefonave, bëhet me qëllim të zbulimit të ndonjë vepre të re penale dhe ka vendim gjykate, atëherë janë të ligjshme”, deklaroi ai.

Bastisja nga specialja te ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, avokati Musa thotë që është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Kjo po dëshmon që është e kundërligjshme, dhe paraqet shkelje e të drejtave themelore të njeriut, ndërkaq kur kemi të bëjmë me persona të dyshuar siç ka qenë rasti për pengim të drejtësisë, atëherë bastisjet dhe sekuestrimet e përkohshme nuk janë të paligjshme sepse kanë për qëllim zbardhjen e një vepre penale”, tha ai.

Megjithatë, në këtë rast nuk guxon të ngatërrohet shteti, përveçse personat e bastisur që kanë të drejtë ankese.

“Sa i përket organeve të drejtësisë, Qeveria, Presidenti, Kuvendi nuk bën me u përfshi fare, ndërkaq personat që janë bastisur dhe kontrollu në këtë formë, kanë të drejtë ankese”, deklaroi ai.

Për këto zhvillime, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo vlerësoi se Gjykata Speciale është duke bërë përndjekje politike/Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...