35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Avokati i PDK-së: Qe pse Ligji për Byronë u shpall anti-kushtetues

Me 26 qershor Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.

Faton Fetahu, avokati i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] është deklaruar se fillimisht nuk janë marrë “fare në konsideratë” gjetjet e dy raporteve kryesore të opinioneve qoftë nga Komisioni i Venecias apo edhe vërejtjet e “vazhdueshme” nga ana e opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertët e kësaj fushe.

Fetahu deklaroi arsyet se pse Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është anti-kushtetues dhe Gjykata Kushtetuese e shpalli gjatë javës së kaluar si “i pavlefshëm”.

“Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i miratuar në shkurtin e vitit të kaluar u konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese si jokushtetues, për faktin se nuk u morën në konsideratë fare gjetjet e dy raporteve të opinioneve të Komisionit të Venecias dhe as vërejtjet e opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës”, shtoi Fetahu.

Fetahu shpalosi disa nga pikat kryesore e shpalljes së pavlefshëm të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Përmes Ligjit për Byronë është pretenduar të themelohet një organ administrative, një institucion I specializuar në kuptim të nenit 142 të Kushtetutes në Institucionet e Pavarura. Në rastin konkret nuk po themelohej një institucion, I cili do të moniteronte dhe ndihmonte Kuvendin për ushtrimin e kontrollit parlamentar. Por themelohej një institucion që në thelb një veprimtari hetuese. Ky argument ishte elaboruar nga ana e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata konstatoi se ky institucion I propozuar nuk I përmbushte dot kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u themeluar dhe funksionalizuar si institucion I pavarur në kuptim të Kushtetutes.

Çështja e dytë është fushëveprimi kohor I zbatimit të këtij ligji.”, shtoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...