6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Avokati i Popullit kërkon respektimi I vullnetit te qytetarve te Pejës

Avokati i Popullit konsideron se është e nevojshme që institucionet ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën e qytetarëve për mbrojtjen e Lumëbardhit, në mënyrë që të bëhet balancim i drejtë në mes të interesave të qytetarëve për mbrojtje të mjedisit, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit të hidroenergjisë.

Reagimi vjen pas shprehjes së pakënaqësive të qytetarëve lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lumbardhë.

Avokati i Popullit kërkon që shteti ta vlerësojë me kujdes interesin në mes të  rëndësisë së prodhimit të energjisë përmes hidrocentraleve në raport me ndikimin në mjedis, që mund të jetë i rëndë.

Për më tepër, Avokati i Popullit rikujton të gjithë se e drejta e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e vendit dhe me standardet ndërkombëtare, proces i cili i jep mundësi secilit që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...