21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Avokati i tij Naim Ferati konfirmon arrestin shtëpiak për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’ia zëvendësojë masën e sigurisë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë.

Nga paraburgimi ai është dërguar në arrest shtëpiak. Vendimi është marrë në seancën fillestare të mbajtur këtë të enjte.

Lajmin për ‘RADIO 1’, e ka konfirmuar avokati mbrojtës i tij, Naim Ferati, i cili ka bërë të ditur se klienti i tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

“Sot është mbajtur seanca fillestare. Klienti im është deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat i vihen në barrë. Mbrojtja ka parashtruar kërkesën që të ndërpritet masa e paraburgimit sepse kanë pushuar kushtet ligjore për çka është vendosur e njëjta. Në bazë të propozimit të mbrojtjes, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet dhe të njëjtit i është vendosur masa e arrestit shtëpiak”, ka deklaruar Ferati.

Ai tutje ka thënë se brenda afatit ligjor, mbrojtja do të parashtrojë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të paraqitura nga Prokurori i Shtetit.

Azem Kurtaj, ish-pjesëtar i FSK-së, akuzohet se më 6 janar ka plagosur dy të rinj serbë, një 11 dhe një 21-vjeçar, në fshatin Gotovushë të Shtërpcës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me dashje, me përdorim të armës, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën dhe trupin e njerëzve, në atë mënyrë që përderisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij në drejtim të Brezovicës, me të arritur në fshatin Gotovushë, ka hasur në një grup të qytetarëve të cilin e kishin penguar, ia kishin pamundësuar lëvizjen e lirë të automjetit derisa të rinjtë e komunitetit serb ishin duke festuar./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...