Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton e Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka përunduar.
Avokati Haki Mavraj, deklaroi se ende nuk është marrë vendimi final dhe se të akuzuarit janë mbrojtur në heshtje dhe nuk kanë pranuar të deklarohen.
‘’Ende nuk është marr vendimi final, seanca ka përfundu, ne jemi shpërnda. Ma vonë do të merret vendimi. Te akuzuarit janë mbrojt në heshtje kështu qe nuk e dim, përveç disa shkresave që i kemi marrë shumë vonë, ata nuk janë deklaruar’’ tha avokati Haki Mavraj. /Njeshi/