3.2 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Avokati paralajmëron se javën tjetër publikohet emri i Drejtorit të Policisë: Është vendos

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të publikohet emri i Drejtorit të Policisë së Kosovës.

Sipas Gashit, tashmë është marrë vendimi.

“Eshte vendos, javen qe vjen me drejtor te Policise. Urime”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Policia është me ushtrues detyre që nga gushti i vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit. Ushtrues Detyre është Fehmi Hoti.

Ndërsa në garë për Drejtor të Policisë janë: Sllagjana Stojanoviq, drejtoreshë e administratës në Mitrovicë.

Drejtori i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala.

Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Gazmend Hoxha.

Ish-drejtori i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Fatos Haziri.

Si dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Kjo pozitë parasheh mandatin prej pesë vitesh me mundësi të vazhdimit pas çdo pesë vjetëve nga autoriteti që e emëron. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...