15 C
Pec
E hënë, 17 Maj, 2021

Avokati Rrecaj: Labinot Gruda s’i vodhi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

Zyrtari i Thesarit të Shtetit Labinot Gruda dyshohet se ka transferuar jashtëligjshëm më shumë se dy milionë euro nga buxheti i shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group”.

Por, avokati i tij Veton Rrecaj ka insistuar se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë ndërlidhje me skandalin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit.

“Klienti im Labinot Gruda është vetëm i dyshuar në këtë fazë të procedurës për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të parashikuar në Kodin Penal. Dyshimet janë të lidhura me shpërdorimin apo tejkalimin e kompetencave të tij zyrtare si i punësuar në Thesarin e Shtetit e që konkretisht ne si mbrojtje gjatë procedurës të deritanishme në prokurori dhe gjykatë nuk kemi parë diçka konkrete involvuese në raport me të mbrojturin tim. I mbrojturi im nuk është involvuar në mënyrë personale në këtë vepër penale”.

“Jemi në fazën e hetimit dhe është në barrë të prokurorisë dhe policisë hetimi i këtij rasti dhe identifikimi në mënyrë konkrete se cili person në mënyrë konkrete ka ndërmarrë një veprim të tillë të kundërligjshëm”.

“Nuk është Labinot Gruda. Në bazë të konsultave të mia me të njëjtin, ai nuk e ka kryer këtë vepër penale. Në bazë të deklarimit të të mbrojturit tim në asnjë mënyrë i njëjti nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në këtë drejtim”.

Rrecaj në Rubikon të Klan Kosovës nuk e ka mohuar mundësinë që klientit të tij [Labinot Gruda] ka mundur t’i keqpërdoret identiteti.

Në ndërkohë, ai ka thënë se Labinot Gruda nuk ka asnjë ndërlidhje me Kadri Shalën që është pronar i kompanisë “LDA Group” ku janë derdhur dy milionët që janë vjedhur nga Thesari i Shtetit.

“Në kuptim juridik të involvimit penal kurrfarë komunikimi apo relevance i mbrojturi im nuk ka pasë me Kadri Shalën apo ndonjë person tjetër në raport me këtë vepër penale”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...