6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Azem Syla në Hagë: Vizitova Thaçin e Veselin, e vërteta është në anën e tyre

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar se ka vizituar ish-drejtuesit e kësaj ushtrie qo po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Vizita u zhvillua më 16 dhe 17 prill 2025.

“Më 16 dhe më 17.04.2025 vizitova shokët dhe bashkëluftëtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në burgun e Hagës. Ishin fort mirë me shëndet dhe kurajo. Mendoj që e vërteta është në anën e tyre. Kush do t’ju përcjellë të fala, keni përshëndetje të sinqerta. Kërkesa për vizitë është bërë për të katërtit, nga unë Azem Syla. 17.04.2025, Hagë.”, ka shkruar Syla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...