Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi përmes një letre u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë ndarjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.
Ai merr shkas gjendjen e rëndë ekonomike, e në anën tjetër pagat e ulta, siç thotë ai “që as për një javë nuk po na mbulojnë”
“Ju bëj apel pozitë e opozitë që ta votoni ligjin për ndarjen e 30 % të Trustit, së paku njëherë pas dy vitesh bëhuni të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Ksoovës dhe votoni këtë ligj”, thotë ai.
Letra e plotë: