18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Azemi i LDK-së: Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar seancën e sotme si një “pazar të ulët politik” dhe një dëshmi të kapjes së shtetit. “Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit,” deklaroi Azemi.Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit.

Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik. Madje u dëshmua që presin edhe votat e Listës Serbe.

Kuvendi nuk është pronë private e një partie politike, e as një arenë për pazar me mandate.Partia që për 4 vjet nuk bëri asgjë, tentoi të bënte numrat me biseda telefonike.

U pa hapur si deputetë e ministra në detyrë, pa integritet fare, tentuan të blejnë vota në fillim të seancës.Populli e ka kuptuar lojën tuaj dhe nuk do t’jua falë kurrë këtë tradhti ndaj demokracisë! /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...