Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka folur për mësimin gjithëditor, për të cilin thotë se këto reforma nuk duhet të ndalen.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ‘me Qeverinë e LDK-së, do të jetësohet edhe në pesë komuna tjera’.“Ferizaj patjetër do të jetë një komunat e radhës që do ta zhvillojë mësimin gjithëditor.
Sot, bashkë me nënkryetaren e kryeqytetit, njëherit drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku, shpalosëm programin për arsim të partisë tonë.
Drejtoresha Lushaku na tregoi për punën e jashtëzakonshme që po bëhet në Prishtinë në fushën e arsimit, në veçanti të mësimit gjithëditor që ka treguar se reformat janë të mundshme.Këto reforma nuk duhet të ndalen dhe nuk do të ndalen”, tha ai./Njeshi/