Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është shprehur i bindur se qeverisja e ardhshme do të bëhet me kryeministër Lumir Abdixhikun.
I pyetur nga analistët për koalicionet e mundshme, Azemi tha se LDK këtë e diskuton vetëm pas zgjedhjeve.
‘’Qeverisja e ardhshme është me kryeministër Lumir Abdixhikun. Koalicionet diskutohen zgjedhjeve i këqyrim, është çështje që duhet me kalu në disa hierarki partiake. Qeverisja e ardhshme vetëm me Lumir Abdixhikun kryeministër’’, tha Azemi./Njeshi/