Bashkësia Territoriale ‘Rrokaqielli’ i Pejës që ngërthen numër të madh banorësh të zonës urbane të qytetit përfshirë edhe institucionet vitale, Stacionin policor të qytetit, Policinë Rajonale dhe Gjykatën Themelore, ka mbetur pa energji elektrike nga mesdita e djeshme.
KEDS nuk ka folur për arsyen e ndërprerjes që duket të jet’ ndonjë avari e madhe, e as ekipet e saj nuk janë parë në terren.
Qytetarët ankohen meqë në këtë Bashkësi Territoriale veprojnë edhe shumë ekonomi biznesore./Njeshi&RADIO 1/