Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka humbur jetën një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Njeshi/