16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Babai i Triumf Rizës: Dënim i ulët për Sekiraqën, ai është vrasësi kryesor

Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky. Më të vlefshëm kriminelët se polici që është i shpallur hero në këtë Kosovën tonë”, ka deklaruar babai i Triumf Rizës.

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës e ka quajtur “dënim të ulët” vendimin që Gjykata mori për dënimin e Enver Sekiraqës prej 25 vjetësh burgim për nxitje në vrasjen e djalit të tij.

Ai ka thënë se Sekiraqa është vrasësi kryesor duke theksuar se në Kosovë më të “vlefshëm janë kriminelët sesa policët”.

“Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky. Më të vlefshëm kriminelët se polici që është i shpallur hero në këtë Kosovën tonë”, ka deklaruar Riza.

Ndryshe, sot Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...