Burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë kanë thënë se bëhet fjalë për tri viktima të familjes Sopa.
Në aksident humbi jetën një person i lindur në vitin 1969 (babai) dhe dy djemtë njëri i lindur në vitin 1994 dhe tjetri në vitin 1996.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një kamion për pastrimin e rrugëve.
Shoferi i kamionit nuk ka marrë lëndime dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje. /Njeshi/
Pamje – Kronika TV Prizreni