12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Baerbock, Gjuriqit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka pritur mbledhur të martën ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, në Berlin.

Në një takim të ndarë me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, e para diplomacisë gjermane i ka thënë atij se pa normalizim me Kosovën, nuk ka BE.

“Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë. Annalena Baerbock theksoi sot në një bisedë me homologun serb, Marko Gjuriq, se sundimi i ligjit, CEFTA dhe normalizimi me Kosovën janë qendrore në rrugën drejt BE-së. Gjermania është në dispozicion si partnere për reforma të mëtejme”, citohet të ketë thënë Baerbock./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...