Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv. Atje, ajo premtoi se Gjermania do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës. Vizita e Baerbock në Kharkiv vjen pasi Ukraina raportoi për luftime të ashpra në rajonin lindor të Donetsk-utt.
Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për ta ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.
Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë rreth 40 makina të blinduara të llojit Marders, raporton AFP. Për një kohë të gjatë, Ukraina ka kërkuar që të pajisjet me armatime të rënda, përfshirë tanke, që do t’i lejonin që të kryente ofensiva. Shtetet perëndimore kanë hezituar që t’i ofrojnë armë të tilla, duke thënë se kanë frikë se një gjë e tillë do të provokonte Rusinë.
Por, ukrainasit kanë ndërtuar momentum dhe qeveritë perëndimore kanë zgjeruar gamën e armëve që po ofrojnë për Ukrainën. Njoftimet nga SHBA dhe Gjermania vijnë një ditë pasi Franca premtoi se do t’i dërgonte Ukrainës tanke të lehta të llojit AMX-10 RC. /Njeshi/