8.9 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Bahtiri: Ka pasur proces për ndarjen e Kosovës

Agim Bahtiri, ish-kryetar i Mitrovicës, ka deklaruar se ka pasur një proces për ndarjen e Kosovës në dialogun me Serbinë pas vitit 2015.

Ai ka theksuar se ka pasur takime, investime dhe lobime për një draftim të ndarjes.

“Ju e dini që edhe në 2013-ën edhe në 2015-ën e pastaj vazhdoi me një proces tjetër për ndarjen e Kosovës. Unë e di shumë që ka pasur, ka pasur takime, ka pasur investime për ta çuar përpara atë draft, ka pasur lobime për atë draft. Nuk ka spekulime këtu, unë po e them konkret dhe ju e dini konkret. Edhe e dini se kush e ka përkrahur”, ka thënë ai.

Bahtiri gjithashtu ka deklaruar se këtë informatë e ka marrë në një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi, ku thuhet se kanë biseduar për këtë proces.

“Unë po them saktë se ajo ka qenë dhe e dini shumë mirë si ka qenë. Unë po flas çfarë është e vërteta edhe çfarë më është thënë mua në katër sy. Më ka thënë personalisht Hashim Thaçi, prej orës 18:00 deri më 01:00 të mbrëmjes, ashtu ka qenë, nuk kam qenë vetëm aty kanë qenë disa njerëz aty. Nuk dua të tregoj se kush ka qenë dhe ku kemi qenë. Nëse unë them diçka dhe nuk është e saktë çfarë po them unë, unë jam i gatshëm 20 vjet të shkojë në burg, unë nuk flas pa qenë i saktë, edhe asnjëherë fjalët e mia s’ka mundur askush t’i mohoj” , ka deklaruar Bahtiri.

Ndërsa, analisti Dardan Gashi, ka kundërshtuar pretendimet e Bahtirit, duke thënë se ka pasur ide për ndarjen e Kosovës, por jo një proces konkret.

“Nuk është e vërtetë që ka pasur proces, unë e di që ka pasur ide, pra unë di vetëm për idetë. S’ka pasur proces për ndarjen e Kosovës, ka pasur ide, por jo proces. Nuk e gjen një letër fakt që ka pasur, sepse ide mundet të ketë gjithkush”, ka deklaruar Gashi.

Gashi shtuar se pyetjet e para drejtuar Federica Mogherini, atëbotë përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, nuk kanë gjetur asnjë dokument që dëshmon procesin e ndarjes së territorit.

“Pyetjet e parë që kemi pasur ndaj zonjës Mogherini i ka qenë kështu: A ka ndonjë shkresë apo dokument para se me fillu këtë takim që ndërlidhet me idenë e shkëmbimit të territoreve, dhe BE-ja në atë kohë ka thënë që nuk asnjë dokument dhe kurrë nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka deklaruar analisti Gashi./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...