9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Bajram Begaj dekreton ligjin për komisionet hetimore

Një ditë para përfundimi të afatit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore.

Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara nga PS të cilat më pas janë miratuar në dhjetor 2023.

Më herët për këtë çështje kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Në njoftimin e Presidencës lidhur me këtë dekret, presidenti argumenton përmes 5 pikave arsyet e vendimit të tij për t’i dekretuar këto ndryshime.

“Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues”, thuhet në pikën 5 të argumentin të presidentit, që i përgjigjet kërkesës së Bardhit drejtuar presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...