8.5 C
Pec
E enjte, 30 Nëntor, 2023

Bajrami: 70.6% e nxënësve vijojnë mësimin pa i pasur në dispozicion të gjitha librat – përgjegjësi kryesor është Kurti

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është alarmante se si 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.

Për këtë statistikë, ajo i është referuar një studimi të publikuar këto ditë nga OJQ ETEA. Bajrami ka thënë se përgjegjësi kryesor është kryeministri Albin Kurti.

“Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim”, ka shkruar Bajrami./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...