Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dorëzimit të lëndës për Komisionin për Votim të Fshehtë në Gjykatën Kushtetuese, tha se si parti do të marrin pjesë në seancat e radhës konstituive.
“Po, do të marrim pjesë, dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës të kthehet në rendin e ditës”, u shpreh Bajrami.
Ndryshe, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nesër mblidhen për 42-ën herë për të arritur konstituimin e këtij institucioni.
Megjithëse, partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që votat nuk po arrinë t’i marr, andaj edhe u propozua Komisioni për Votim të Fshehtë, gjë që “detyroi” AAK-në, PDK-në dhe LDK-në t’i drejtohen Kushtetueses./Njeshi/