7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Bajrami e LDK-së hedh poshtë raportimet për një koalicion me VV-në

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhur poshtë raportimet se Lidhja Demokratike është në bisedime me VV-në për një koalicion qeverisës.

Bajrami në një përgjigje për GazetaBlic theksoi se një raportim i tillë nuk është i vërtetë.

“Jo, nuk është e vertetë”, tha shkurt Bajrami

Kujtojmë se, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe figura të tjera të njohura të LDK-së arritën të sigurojnë mijëra vota, duke treguar besimin e elektoratit dhe programin që shpalosën gjatë fushatës zgjedhore.

Ndër kandidatët më të votuar ishin personalitete të njohura të partisë, e megjithatë kishte edhe surpriza.

Derisa procesi i numërimit ende po vazhdon, deri tani kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka marrë 94 mijë e 778 vota/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...