26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Bajrami i reagon Kurtit: Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar i cili ditën e djeshme në tubimin e VV-së në Prishtinë tha se “opozita s’mund ti shtyjë zgjedhjet pafundësisht”.

Bajrami e LDK-së ka thënë se pushteti tani është në panik, pasi sipas saj i “dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”.

Në reagimin e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se kjo është një lojë e dështuar e kryeministrit Kurti.

“Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka thënë Bajrami.

“Loja e dështuar e Kryeministrit të dorëzuar

Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë. Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, shkroi Bajrami./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...