15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Bajrami i reagon ministrit Krasniqi: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule a

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi lidhur çështjen e Grantit të Performancës Komunale.

Në një postim në Facebook, Bajrami i ka bërë thirrje ministrit të mos manipulojë faktet.

Ajo sqaroi se, pavarësisht anulimit të grantit nga Goran Rakiq, qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti kishte vënë Grantin e Performancës si pjesë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2021.

Sipas saj, kjo veprimtari i jep grantit një fuqi juridike më të madhe në krahasim me vendimet e marra nga Rakiq.

“Ajo që ne kemi bërë është të fillojmë procesin. Procesi ka pasur kredibilitet të pakontestueshëm, dhe askund nuk kam thënë se ne e kemi bërë ligjin,” shtoi ajo, duke sqaruar pozicionin e saj dhe të partisë”, u shpreh deputetja Bajrami, duke iu referuar punës që LDK-ja kishte ndërmarrë gjatë mandatit të saj

Deputetja gjithashtu hodhi poshtë akuzat e ministrit Krasniqi për kontratat njëburimore në MAPL, duke argumentuar se ato janë thjesht subvencione për përfituesit fundor dhe se ndërtimi i shtëpive për komunitetet e margjinalizuara ishte një proces që përfshinë kontrata dhe prokurime të rregullta.

“Si mund të quhen këto shtëpi subvencione pa u ndërtuar në fillim?” pyeti ajo, duke e cilësuar praktikën si korruptive dhe duke theksuar nevojën për përgjegjësi.

Përballë këtyre kritikave, ministri Krasniqi kishte mbrojtur më parë pozicionin e qeverisë së tij, duke theksuar rritjen e fondeve për komunat dhe mbështetjen e madhe qeveritare si reflektim i angazhimit për zhvillim lokal.

Sipas ministrisë, buxheti për komunat është rritur ndjeshëm, shenjë e një qeverisjeje që ka të mirën e qytetarëve në qendër të politikës së saj.

Kjo përplasje zyrtare pasqyron një debat më të gjerë mbi menaxhimin dhe transparencën në financat publike në Kosovë, një çështje e cila vazhdon të jetë në fokus të diskursit politik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...