2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Bajrami për kurrikulën për edukim seksual: Kurti e Nagavci duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal

Pas reagimeve të shumta lidhje me doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje secilës familje në Kosovë që sipas saj, e ka degraduar arsimin në këtë pikë.

“Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtepi. Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë. Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal”, shkroi Bajrami./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...