5.7 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Bajrami për votimin e fshehtë: Shkelje Kushtetuese, nuk mundesh me ndryshuar mënyrën e votimin në proces

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kundërshtuar propozimin e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, për votim të fshehtë për votim të kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo është arbitrare, shkelje Kushtetuese dhe shkelje e rregullores.

Ajo ka shtuar se kjo s’lejohet të bëhet në mes të procesit, dhe se LDK nuk do të bëhet pjesë e shkeljeve të VV-së.

‘’Kjo që po bëni arbitrare shkelje Kushtetuese, shkelje e rregullores. Ndryshimi i mënyrës së votimit në proces nuk ka ndodh as njëherë, dhe ne nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja. Në asnjë pikë të rregullores nuk thuhet që mundesh me ndryshuar mënyrën e votimit pasi që ke hyrë në proces ne jemi në proces dhe krejt çka lejohet është të procedojmë me votim, kaq, në qoftë se ju do të procedoni natyrisht që kjo lëndë do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese’’, ka thënë ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...