Nënkryetarja e deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mosinvestime kapitale.
Sipas saj nuk është një projekt i vetëm i cili është përfunduar nga ta. Madje Bajrami thotë se në komunën e qeverisur nga LDK-ja, Prishtinë, niveli qendror tenton t’i ndalë projektet.
“Në këtë qeveri nuk ka ndodh asgjë. Kta nuk janë në gjendje sot me na e bë me gisht e me thanë ky është projekti të cilin na e kemi përfundu. Në momentin që Komuna e Prishtinës del edhe e promovon nisjen e një projekti, na pas 24 orëve e kemi reagimin e nivelit qendror i cili qohet edhe e stopon projektin”, tha Bajrami
Tutje ajo foli edhe për bizneset, të cilat sipas saj qeveria për 4 vite nuk i ka mbështetur për asgjë, madje veç ua ka vështirësuar operimin.
“Mbështetja që ju ka ba bizneseve ka qenë minimale. Na nuk e kemi parë gjatë këtij mandati as edhe një reformë fiskale e cila ka shku në favor të bizneseve. Dy ligje kanë ndrru, të dyat kanë shku në disfavor të kominitetit të biznesit”, tha Bajrami./Njeshi/