1.6 C
Pec
E hënë, 11 Nëntor, 2024

Bajrami: Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit e po i përndjek gazetarët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria në pushtet është në mbrojtje të të korruptuarve, derisa po përndjek gazetarë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka shkruar se përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja dhe dorëzimi i lëndës për ta në Prokurori, sipas saj, shënon pikën më të ulët të Qeverisë Kurti, përfshirë edhe demokracinë në vend.

“Qeveria Kurti në mbrojtje të të korruptuarëve po përndjekë gazetarë. Përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend. Ne jemi dëshmitarë që qytetarët e këtij vendi nuk kanë kursy asgjë për fjalën e lirë, për të thënë atë që kanë besu që është e drejtë, për të thënë të vërtetën. Qysh ka mundësi që 25 vjet pas lufte, 16 vjet pas pavarësisë institucionet vitale si AKI-ja me u vu në përndjekje të gazetarëve shqiptar?!”, thuhet në postimin e Bajramit.

Madje sipas Bajramit, kjo çështje s’është thjeshtë përndjekje e tre gazetarëve, por është tentativë për ta heshtur çdo zë kritik.

“Mos të harrojmë se Kurti dhe klika e tij sot përndjekin gazetarë, nesër përndjekin opozitarë e pasnesër secilin qytetar që ka guxin ta thotë një të vërtetë që nuk i shkon përshtati Kurtit. Pra kjo çështje nuk është thjeshtë përndjekje e tre gazëtarëve – e tre individëve, kjo është tentativë me heshtë çdo zë kritik dhe me qu vendin drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë. Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike”, ka shkruar tutje Bajrami.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dje i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj dhe ka thënë se “është thellësisht e shqetësuar” për këtë situatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...