27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Bajrami thotë se pushteti po bën gënjeshtra mbi pagën mesatare, paga po i rritet vetëm kryeministrit dhe kabinetit të tij

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë disa kritika sërish ndaj Qeverisë së Kosovës.

Sipas deputetes, pushti po bën gënjeshtra mbi pagën mesatare, transmeton Telegrafi.“Gënjeshtra e radhës e pushtetit se kinse “paga mesatare në mandatin e tyre qenka rritë prej 580 euro në 780 euro”. Kjo është farsë si vet qenia e partisë në pushtet. Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024? – Pothuaj asnjë. Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm? Të gjithë”, thotë ajo.

Tutje, Bajrami ka pohuar se “Paga në tri vitet e fundit i është rritë kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro, këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro, asistentëve dhe shoferëve të tyre”.

“Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj”, thekson ajo.

Gjithashtu, ajo ka shkruar se ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe
bashkpartiakët e tij.

|Ndërsa fitimi u është rritë 900 kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë sekret, POR qytetarët janë varfëruar, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, këtë e thonë qytetarët që në baza ditore përballën me ushqim të me shtrenjtë, derivate me të shtrenjta, çmim të rrymës të dyfishuar e paga të zhvlerësuara nga inflacioni”, nënvizoi ajo.

Tutje, ajo ka pohuar se qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së, duke shtuar se “programi “Rruga e Re” është alternative e vetme”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...