Pas takimeve që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti me kryetarë të partive joshumicë për formimin e mundshëm të qeverisë së re, doli me një akuzë për disa prej tyre.
Për këtë deklaratë sot foli deputetja e zgjedhur boshnjake, Duda Balje.
Për të një natë më parë analisti politik Sadri Ramabaja tha se “ka informacione se është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt”.
Ajo pyetu nëse edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, “që i ka vendosur kushte” Kurtit është nën ndikimin e Serbisë.
Balje aludoi në takimin që u raportua se ndodhi mes Kurtit e Limajt, megjithëse asnjëra palë s’e ka konfirmuar.
“Unë jam në Kuvendin e Kosovës me votën e boshnjakëve, nuk mund të jem kundër boshnjakëve. Nuk jam unë e vetmja deputete që ka qit kushte para kryeministrit, kanë qit edhe partitë shqiptare, ka qit edhe zotëri Limaj.
A është ai nën ndikimin e Serbisë pse ka lypë tri ministri dhe kryetarin e Parlamentit. Qysh veç unë dola, jo veç unë sepse ka thënë ‘disa’, por unë s’e di kush janë ata, por emrin tim kanë përmendur dhe po dua të them provojeni”, tha Balje.
Ajo tha se kushti i saj për krijimin e një komune boshnjake në Kosovë nuk është kërkesa e saj personale, por një kërkesë e komunitetit të saj për Qeverinë e Kosovës./Njeshi/