20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Balje: Sot takojmë Kurtin, komuna boshnjake pjesë e marrëveshjes

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, ka konfirmuar se të enjten e sotme në ora 09:00 do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar mbi formimin e qeverisë së re.

“Kam pasur një komunikim, dhe sot në ora 09:00 unë me përfaqësues të partisë sime do të shkojmë në takim në qeveri,” ka deklaruar Balje.

Ajo ka theksuar se kërkesa për krijimin e një komune boshnjake mbetet prioritet për partinë e saj dhe është pjesë e diskutimeve për bashkëqeverisje.

“Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri,” ka theksuar Balje./Njeshi/

LDK do ta ndërtojë Qeverinë e opozitës, nëse PDK i jap postin e Kryeministrit

AAK do t’i japë VV-së votën për konsolidimin e Kuvendit

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...