22.6 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ballkani, Drita e Gjilani fituan – vazhdon gara për titull

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës, ku Ballkani, Drita e Gjilani kanë shënuar fitore.

Ballkani e ka mposhtur me rezultat minimal Ferronikelin me golin e Gripshit në minutën e 22-të.

Ndërsa, Drita ka fituar si vendas ndaj Lirisë me rezultat të thellë prej 4-2, duke e mbajtur kështu vendin e dytë në tabelë.

Ndërsa, Gjilani e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-2, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Aktualisht, Ballkani gjendet në pozitën e parë me 59 pikë, Drita në Pozitën e dytë me 57, Prishtina në pozitën e pestë me 40 sosh, Gjilani në të shtatin me 33, Ferronikeli në vendin e tetë me 30 pikë, kurse Liria tashmë ka rënë nga liga pasi ka vetëm 10 pikë. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...