8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Ballkani e Drita kryejnë detyrën, Dukagjini barazon me Prishtinën

Kanë përfunduar tri ndeshjet e parapara për sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore me rezultat 3:1 përballë Feronikelit 74, shkruan Gazeta Express.

Me rezultat të ngushtë 2:1 fitoi Ballkani që me përmbysje mposhti Fushë Kosovën në shtëpi.

E pa fitues dhe pa gola u mbyll sfida në Klinë, ku Dukagjini barazoi 0:0 me Prishtinën.

Pas kësaj xhiroje, lider vazhdon të mbetet Ballkani me 38 pikë, i ndjekur nga Llapi e Drita me nga 28.

Prishtina tani është e pesta me 22 pikë, një më shumë se Dukagjini që gjendet i gjashti.

E Feronikeli 74 është i teti me 15 pikë, kurse Fushë Kosova e parafundit me 1 sosh.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...