19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Ballkani e Llapi kryejnë detyrën, Drita mposhtet nga Fushë Kosova

Janë zhvilluar sot tri ndeshje në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Befasi e madhe ishte pa dyshim disfata e Dritës nga Fushë Kosova.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan u mbyll me rezultatin 1:0 për Fushë Kosovën.

Gjilanasit patën disa mundësi të arta shënimi, duke përfshirë edhe penalltinë në minutën e 70-të, por portieri i Fushë Kosovës, Davide Borsellini pati një paraqitje spektakolare.

Goli i fitores erdhi në minutën e 88-të i shënuar nga Sinanovic.

Me këtë fitore, Fushë Kosova shkon në 15 pikë në vendin e parafundit, kurse Drita mbetet e treta me 43 pikë, pesë larg lideri, Ballkani.

E fitore sot shënuan dy ekipet e kreut, Ballkani dhe Llapi.

Kampioni në fuqi triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Dukagjinit.

Pas 25 sekondave lojë, Meriton Korenica shënoi për 0:1 njërin nga golat më të shpejtë në histori të Superligës.

Për 0:2 u përkujdes Nazmi Gripshi që shënoi nga penalltia në minutën e 27-të.

Klinasit ngushtuan epërsinë në minutën e 88-të kur shënoi Rugova, por nuk arritën të nxirrnin të paktën një pikë.

Kjo fitore e dërgon Ballkanin në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, një më shumë se Llapi.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet i gjashti me 30 pikë, një më pak se Prishtina që luan nesër me Lirinë.

Fitoren sot e shijoi edhe Llapi që mposhti në “Rexhep Rexhepi” në Drenas Feronikelin 74 me rezultat 0:1.

Goli i vetëm dhe i fitores për llapjanët erdhi në minutën e 69-të kur realizoi Muhamet Hyseni.

Tani, Llapi ka 47 pikë në vendin e dytë, një më pak se Ballkani.

Kurse, Feronikeli 74 mbetet përkohësisht në vendin e shtatë me 23 pikë të grumbulluara. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...