-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Ballkani, kampion i Kosovës për herën e tretë rresht

Ballkani i trajnerit Ilir Daja e ka fituar titullin për herën e tretë në elitën e futbollit të Kosovës. Festa e titullit për skuadrën suharekase u bë zyrtare të shtunën, një xhiro para fundit të kampionatit.

Ballkani e mposhti Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1:0. Golin e triumfit në kampionatin aktual të Superligës e shënoi zëvendësuesi Bernard Karrica. Karrica në minutën e 73-të pranoi top tejet të mirë nga Lindon Emërllahu, dhe nuk gaboi nga afërsia duke e mposhtur portierin Ilir Avdyli.

Avdyli i Llapit në fakt ishte në formë të mirë në pjesën e parë duke pritur disa tentime të kundërshtarëve. Edhe Llapi pati mundësitë e veta, por nuk arriti të konkretizojë.

Llapit për të mbetur në garën e fortë për titull i duhej fitorja, ndërsa Ballkani do ta fitonte titullin edhe me një pikë të fituar në Podujevë.

Ballkani e fiton titullin me 75 pikë. Llapi i dyti ka 68 pikë. Skuadra suharekase e barazoi rekordin e Besës së Pejës, si dy ekipet e vetme me tre tituj kampioni radhazi.

Edicioni 2023/2024 mbyllet në fundjavën e ardhshme. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...