Ballkani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, teksa Drita triumfoi me rezultat komod 2-0 ndaj Dukagjinit.
Për triumfin e Ballkanit fillimisht shënoi Sunday Adetunji (10′) për 1-0 pas asistimit të Arbër Potokut.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, therandasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Giovanni Ribeiros (37′) që realizoi për 3-0.
Në pjesën e dytë Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë me autorët e njëjtë Giovanni Ribeiro (54′) për 3-0 dhe Sunday Adentuji (66′) për 4-0.
Në sfidën tjetër mes Dukagjinit dhe Dritës ndeshja përfundoi me rezultat komod 2-0 në favor të gjilanasve.
Autor i golit për epërsinë e Dritës ishte Kastriot Selmani që shënoi për 1-0 në minutën e 75-të.
Golin e qetësisë dhe atë përfundimtar e realizoi Blerim Krasniqi në minutën e 86-të.
Pas javës së shtatë, Ballkani mban pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Drita renditet në pozitën e pestë me 12 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Njeshi/