-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Ballkani shpëton nga humbja në minutat shtesë, Trepça ’89 merr një pikë

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”.

Ndeshja e mbetur e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, u mbyll 1-1.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht në minutën e 74-të mitrovicasit kaluan në epërsi me golin e Abdulah Oyekanmi, pas asistimit nga Christian Mba.

Goli i barazimit për kampionët aktual të Kosovës erdhi në minutën 90+1, ku pas një aksioni të bukur shënoi Ermal Krasniqi.

’89-shi tani ka 19 pikë në pozitën e parafundit në tabelë, teksa Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 sosh, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...