20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Ballkani – Zalgiris

Pas shpalljes kampion për herë të parë në histori të klubit, Ballkani do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.

Më 5 korrik, Ballkani do të përballet me Zalgirisin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

Zalgiris është nëntë herë kampion i Lituanisë, teksa 13 herë e ka fituar Kupën dhe shtatë herë Superkupën.

Ballkani, përveç titullit të fituar në sezonin e fundit (2021/22), nuk ka trofe tjetër të fituar.

Më poshtë ua sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja ekipeve bazuar në “Transfermarkt” dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mesatare: 25.2 është mosha mesatare e futbollistëve të Ballkanit – 25.8 është mosha mesatare e futbollistëve të Zalgirisit.

Vlera: 4.05 milionë euro vlera e Ballkanit – 6.85 milionë euro vlera e Zalgirisit.

Forma nga ndeshjet e fundit: Ballkani ka 2 fitore dhe 1 humbje nga tri ndeshjet e fundit, por që duhet theksuar se ndeshjet ishin miqësore në kuadër të përgatitjeve – Zalgiris ka 4 fitore radhazi nga 5 ndeshjet e fundit në “A Lyga”, krahas një humbjeje. Në Lituani tashmë janë zhvilluar 18 xhiro në kampionat, teksa Zalgirisi udhëheq në tabelë me 41 pikë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...