-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Banja e Istogut bëhet me qendër për të rinjë

Është përuruar Qendra Rinore në Banjë të Istogut, investim ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili arrin vlerën prej 100 mijë euro.

Për të përuruar këtë qendër kishte shkuar edhe ministri i MKRS-s Kujtim Gashi, i cili qëndroi sot në Istog ku është takuar me kryetarin e kësaj komune dhe hendbollistët istogas.

Me këtë rast, ai tha se krahas përfundimit të objektit, do të përkujdesen që ta pajisin me inventarin e nevojshëm qendrën e re.

“Për mua është kënaqësi që të jem në këtë ceremoni përurimi të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Banjë të Istogut. Kap shifrën rreth 100 mijë euro, një investim i MKRS-s, kurse i siguruar toka dhe hapësira nga komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve, por edhe të gjithë Istogut”, tha ministri Gashi.

Ndërsa kryetari i kësaj komune, Haki Rugova tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit Gashi, teksa tregoi se cila kishte qenë arsyeja e takimit.

“Biseduam për çështje të shumë projekteve që Istogu ka në realizim e sipër, por edhe për projekte që na presin në fazën e ardhshme. Jam i bindur që hasëm në mirëkuptim, u dhanë premtime të dyanshme që ky bashkëpunim të vazhdojë… Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria dhe do të vazhdojmë punimet në palestrën në Vrellë është kërkesë për stadiumin e futbollit, komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do të përkrahet nga qeveria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe do ketë bashkëpunim të mirëfilltë dhe rezultati nuk do të mungojë”, tha ai.

Ministri Gashi u zotua se gjatë këtij viti do të përfundojë edhe projekti për palestrën sportive në Vrellë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...