26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës forcon kornizën rregullatore dhe agjendën e reformës institucionale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në një komunikatë për media njoftoi se ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë të programeve Stand-By Arrangement dhe Resilience and Sustainability Facility.

Rishikimi i FMN-së thekson përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë rregulloret e reja të miratuara.

Gjithashtu, FMN ka vlerësuar miratimin nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës të Rregullores së re për Operacionet me Para të Gatshme si të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të pagesave, fuqizimin e kontrollit mbi qarkullimin e valutës, luftimin e parave të falsifikuara dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Rregullorja në fjalë rregullon përdorimin e euros si valutë e vetme ligjore për pagesa, ndalon funksionimin e institucioneve financiare të pa-licencuara dhe dekurajon transaksionet e mëdha me para të gatshme duke ndaluar riciklimin e bankënotave prej 500 euro.

Vlerësimi i FMN-së pranon se sistemi bankar mbetet i shëndoshë, bankat janë mirë të kapitalizuara, mirë të provizionuara, me likuiditet të lartë dhe profitabilitet. Kreditë jo-performuese (NPL) kanë mbetur të ulëta, dhe rritja reale e kreditimit, veçanërisht në kreditimin e ekonomive familjare ka qenë adekuate./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...