1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Banka Qendrore: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9 për qind për vitin 2021

Ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9 për qind gjatë vitit 2021, pas një rënie prej 5.3 për qind që ishte në vitin paraprak.

Kështu ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, duke shtuar se gjatë vitit të pandemisë COVID-19 ka pasur rënie të shërbimeve të udhëtimit.

“Sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie prej 5.3 për qind. Efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes sektorit të jashtëm. Ndalimi i udhëtimit ka bërë që të bie në mënyre drastike numri i mërgimtarëve dhe rënien e eksportit të shërbimeve të udhëtimit që në vitin 2020 zbriti në mbi 628 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 1.3 miliard euro që ishte një vit më parë”, tha Mehmeti, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, në pjesën e parë të vitit 2021 ka pasur shtim të aktivitetit ekonomik prej 10.5 për qind.

“Projeksionet e BQK-së tregojnë se aktiviteti ekonomik do të rikuperohet me një ritëm mjaftë të shpejtë të rritjes prej 9.9 për qind për vitin 2021. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021 është shënuar një aktivitet i shtuar ekonomik prej 10.5 për qind”, ka vijuar ai.

Mehmeti gjatë raportimit ka treguar se vlera e kredive të shtyra për vitin 2020 ka qenë 1.2 miliard euro, ndërsa kreditë e ristrukturuara kanë qenë 376 milionë euro.

“Vlera e kredive të shtyra për vitin 2020 ishte 1.2 miliard euro apo 42 për qind në total të portofolios së kredive të sektorit bankar, prej të cilave 357 milionë euro apo 27 për qind të kredive të shtyra ishin të ekonomive familjare, pjesa tjetër ishte e kredive të bizneseve. Vlera e kredive të risktrukturuara 376 milionë euro apo 12 për qind të kredive të sektorit bankar, prej të cilave 9 milionë euro ishin të kredive të ekonomive familjare”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, Banka Botërore thotë se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021. Sipas raportit të BB-së, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.

“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport.

BB thekson se rritja ekonomike është rikthyer në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt 2020. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...